Aktualitet

VD-Gjykata e Elbasanit lë në 'arrest me burg' bossin turk të kriptomonedhave Faruk Ozer

Avokatja e tij kërkoi që klienti të mos ekstradohet drejt Turqisë me arsyetimin  se atje i rrezikohet jeta.

2 Shtator 2022, 11:40 Nga A.B
VD-Gjykata e Elbasanit lë në 'arrest me burg' bossin turk
Seanca

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit dha ditën e sotme masën e sigurisë 'arrest me burg' për bossin e kriptomonedhave, Faruk Ozer. Gjatë seancës Ozer kërkoi që të mos ekstradohej pasi i rrezikohet jeta në Turqi. Po ashtu, avokatja e tij kërkoi që klienti të mos ekstradohet drejt Turqisë me arsyetimin  se atje i rrezikohet jeta.

Për dy bashkëpuntorët e tij, masa e sigurisë do të zhvillohet ditën e nesërme. 

Turku fshihej në Shqipëri ndërsa arrestimi i tij u krye më 30 gusht në një hotel në jug të vendit. Ai jetonte më parë në lagjen “5 Maji” në Elbasan, në një banesë me qira. 

Turku Özer pritet t’i dorëzohet palës turke brenda pak ditëve pasi arrestimi është bërë për llogari të Interpol. Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40 vjet për 3 krime.

arrestohet faruk ozer

Sondazh

Poll