Aktualitet

Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha: I kam shkuar tek shtëpia, familja priste njerëz për 'kryeshnosh'

Artan Hoxha tha se familjarët e Martinajt kishin hapur dyert e mortit dhe prisnin njerëz për ngushëllime, ose "kryeshnosh", term që përdoret në zonën e Kurbinit për ngushëllime.

1 Shtator 2022, 21:15 Nga k.m.
Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha: I kam shkuar tek shtëpia, familja
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar se ka shkuar në shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe. I ftuar në emisionin "Opinion", Hoxha tha se familjarët e Martinajt kishin hapur dyert e mortit dhe prisnin njerëz për ngushëllime, ose "kryeshnosh", term që përdoret në zonën e Kurbinit për ngushëllime. Ndaj kjo gjë e ka bërë të bësojë se ai është vrarë.

"Nuk kam çfarë të ndaj, e kam shumë të thjeshtë. Kam qenë në banesën e Ervis Martinajn, në shtëpi është hapur morti, presin miq për kryeshnosh. Ai ka shumë armiq. Ngaqë i njoh armiqtë e tij, them që është eliminuar. Mediat afër qeverisë e kërkojnë këtë gjë. Këtë gjë e mbyll Policia me çdo reagim. Por kësaj herë nuk e ka bërë. Ata nuk flasin me përqindje. Por meqë është ngjarje me sensibilitet, heshtja e autoriteteve ka krijuar gjithë këtë kakofoni. Pra, kur flas për ngjarjen, kam parasysh që kam qenë dhe kam folur me njerëzit e tij. Unë anoj nga faktet, e jo gjithmonë nuk i ka Policia dhe Prokuroria. Kemi të bëjmë me një ngjarje që shënon një vijë demarkacioni,"-thotë Artan Hoxha.

artan hoxha ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll