Aktualitet

Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, banorët në protestë: Do detyrohemi të shpërngulemi! Ky është 'genocid' ndaj Dibrës

Banorët e quajtën projektin "genocid" pasi me mijëra banorë do të jenë të detyruar të shpërngulen nga tokat e tyre si dhe kanë frikë se nëse do devijohet lumi Drin dhjetëra fshatra do të përmbyten.

1 Shtator 2022, 18:02 Nga e.k
Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, banorët në
Pamje nga protesta

DIBËR- Banorët e Dibrës të mbështetur dhe nga shoqëria civile protestuan sërish ditën e sotme kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

Banorët e quajtën projektin "genocid" pasi me mijëra banorë do të jenë të detyruar të shpërngulen nga tokat e tyre si dhe kanë frikë se nëse do devijohet lumi Drin dhjetëra fshatra do të përmbyten.

"Sot niset një genocid, i dyti apo i treti për Dibrën", tha një banor

"Kemi ardhur ta mbrojmë Dibrën nga një përmbytje", tha një ekspert mjedisi.

Aktualisht, në zonën ku do ndërtohet hidrocentrali po kryhet studimi i fizibilitetit. Sipas projektit, ky investim do të plotësonte gjithë nevojat e vendit me energji dhe do të shmangeshin shkarkimet në kaskadën e Drinit. 

hidrocentrali i skavicës

Sondazh

Poll