Aktualitet

FOTO+VIDEO/ Zbulohet parcela me 2000 rrënjë kanabisi në Athinë, në pranga 5 shqiptarë

Parcela e madhe me rreth 2,000 rrënjë kanabis është zbuluar në fshatin grek Vila, pranë Athinës, ndërsa zona ishte e rrethuar me aparatë fotografikë “kurth”, bllokues sinjali, radio për intercom dhe mjete të tjera për kultivimin e bimëve.

1 Shtator 2022, 17:53 Nga e.k
FOTO+VIDEO/ Zbulohet parcela me 2000 rrënjë kanabisi në
Pamje nga parcela me kanabis

GREQI- Një plantacion me 2100 rrënjë kanabis në periferi të Athinës është sekuestruar ditën e sotme nga Policia greke. Ndërkohë 6 persona, 5 shtetas shqiptarë dhe një gjeorgjian kanë rënë në prangat e bluve të Athinës.

Parcela e madhe me rreth 2,000 rrënjë kanabis është zbuluar në fshatin grek Vila, pranë Athinës, ndërsa zona ishte e rrethuar me aparatë fotografikë “kurth”, bllokues sinjali, radio për intercom dhe mjete të tjera për kultivimin e bimëve.

FOTO+VIDEO/ Zbulohet parcela me 2000 rrënjë kanabisi në

Policia thotë se ka arrestuar 6 shtetas shqiptarë, 5 meshkuj të moshave 24-45 vjeç dhe një femër 41 vjeç. Mësohet se organizata e shqiptarëve kishte degë në të gjithë Greqinë,ku shpërndante lëndën narkotike.

Për gjetjen e lëndës narkotike u përdorën qentë anti drogë,ndërsa forca të shumta policie u përdorën për rrethimin e zonës pasi trafikantët kishin instaluar sisteme kamerash dhe sistme alarmi në gjithë zonën.

Armët dhe pajisjet e sekuestruara nga policia gjatë aksionit:

2101 fidane kanabis, 50 cm deri në 1.10 m lartësi të cilat u shkulën

Mitrolozë me karikator, gati për përdorim

2 pistoleta, njëra prej të cilave ka një fishek në grykë

Fishekë të kalibrave të ndryshëm

Silenciator pistolete

1 palë pranga

Peshore elektronike precize

Mini laptop-laptop (tabletë)

9 telefonat celularë të përdorur për të komunikuar me njëri-tjetrin

Sistemi portativ i intercom dhe dy transmetues pa tela

Kamera nate

Pajisje për bllokimin e sinjalit

Shumë mjete bujqësore, vazo, pako me dhe, plehra dhe aksesorë të përdorur për rritjen e fidanëve

Shuma e parave 2700 euro

FOTO+VIDEO/ Zbulohet parcela me 2000 rrënjë kanabisi në

Autoritet greke shprehen se tashmë organizatat e prodhimit dhe trafikut të kanabisit preferojnë ta mbjellin atë në brendësi të territorit të vendit,pasi kontrollet  në afërsi të zonave urbane janë më të pakta dhe lëvizja e sasi të narkotikëve me automjete më e sigurtë.

policia greke

Sondazh

Poll