Bota

Pezullimi i marrëveshjes për vizat, Lavrov: Politikanë patetikë europianë

Sergei Lavrov theksoi në deklaratën e tij se Moska nuk do të izolohet.

1 Shtator 2022, 12:28 Nga A.B
Pezullimi i marrëveshjes për vizat, Lavrov: Politikanë
Sergei Lavrov

RUSI- Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, deklaroi ditën e sotme se politikanët evropianë që duan të kufizojnë dhënien e vizave për rusët janë patetikë. Ai theksoi në deklaratën e tij se Moska nuk do të izolohet, raporton 'Alo.rs'.

"Unë mendoj se qytetarët e BE-së nuk duhet të ndëshkohen në përgjigje të hapave të bllokut në lidhje me lehtësimin e vizave për rusët", tha Lavrov.

Ministrat e jashtëm të BE-së arritën ditën e djeshme konsensus politik për të pezulluar plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se vendimi do të reduktojë ndjeshëm numrin e vizave të reja të lëshuara nga vendet anëtare të BE duke qenë se procesi do të bëhet më i vështirë dhe do të zgjasë më shumë. Vizat tashmë ishin të kufizuara për disa kategori shtetasish rusë. Borrell tha se ky nuk është një tekst ligjor, por vetëm një marrëveshje politike në këtë pikë. 

 

sergei lavrov

Sondazh

Poll