Bota

Në mes të bombave dhe sulmeve, nis viti shkollor në Ukrainë, Zelenskyy viziton kopshtin e fëmijëve

Në një postim në Facebook Zelenskyy përmendi një kafshë shtëpiake, duke dhënë shpresë për Ukrainën e shkatërruar, në të cilin shtet shkolla ka nisur.

1 Shtator 2022, 12:13 Nga d.a.
Në mes të bombave dhe sulmeve, nis viti shkollor në Ukrainë,
Zelenskyy

UKRAINË- Edhe pse vendi ndodhet në mes të një lufte të ashpër të nisur nga Rusia, Ukraina sot ka hapur dyert e shkollave për tv nisur procesin mësimor.

Në ditën e parë të këtij procesi presidenti i vendit Volodymyr Zelenskyy ka marrë pjesë në nisjen e procesit mësimor në një kopësht për fëmijë në Kiev.

Në një postim në Facebook Zelenskyy përmendi një kafshë shtëpiake, duke dhënë shpresë për Ukrainën e shkatërruar, në të cilin shtet shkolla ka nisur.

“Kur dëgjojmë fjalën “Patron”, përmendim saperën më të famshme të Ukrainës. Tani kjo kafshë shtëpiake me katër këmbë fëmijësh dhe të rriturish është e dedikuar dhe pulla të reja bamirësie”, ka shkruar Zelensky në Facebook.

Ukraina që nga 24 shkurti është në përpjekje për të mbrojtur vendin nga pushtimi rus ndërkohë që ende po vijojnë sulme të ashpra në disa qytete. Vëmendja është përqëndruar te centrali bërthamor i Zaporozhizhia ku rrezikohet përhapja e rrezatimit. Miliona qytetarë ukrainas kanë emigruar nëpër vendet evropiane për t’i shpëtuar luftës.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll