Bota

“Nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë ”, Kurti i quan absurde kërkesat e sindikatës për arsimtarët

Në fjalën e tij Kurti tha se përderisa qeveria kujdeset për arsimin, arsimtarët duhet të kujdesen për fëmijët dhe theksoi se kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimin e qeverisë.

1 Shtator 2022, 12:01 Nga d.a.
“Nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë ”, Kurti
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sot për herë të parë për mosfillimin e vitit të ri shkollor në vend pvr shkak të grevës së thirrur nga sindikatat.

Në fjalën e tij Kurti tha se përderisa qeveria kujdeset për arsimin, arsimtarët duhet të kujdesen për fëmijët dhe theksoi se kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimin e qeverisë.

“Koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se në të kaluarën dhe në kohën që sindikata pati bërë grevë që të përmirësohet. Do t’i vlerësojmë sipas performancës së tyre. Reformat në arsim janë reflektuar edhe në buxhet, përderisa qeveria kujdeset për arsimin, arsimtarët duhet të kujdesen për fëmijët. Në vend që t’i bëhet grevë e bojkot qeverisë, të bashkëpunojnë që fëmijët të jenë të edukuar dhe arsimuar”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë i bëri thirrje drejtorëve të arsimit që asnjëri prej tyre të mos i bëjë presion drejtorëve të shkollave apo arsimtarëve që të mos mbajnë mësimin.

Kur dikush thotë dua 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç 100. Planifikimet nuk bëhen pa menduar. Kemi buxhet 3 milionë. Ka dialog social, ministrja  e MASHT tri herë ka takuar Jasharajn. Unë e kam taku disa herë kryetarin e BSPK’së. Kërkesat legjitime, racionale janë për dialog. Kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë. Mua më vjen keq por realiteti dhe mundësitë janë të këtilla.”-përfundoi Kurti.

albin kurti greva e arsimtareve ne kosove

Sondazh

Poll