Aktualitet

VD-Muskurti vrau vëllanë e kunatën, avokati: Armën e kishte me leje, u vetëdorëzua, ai merrte mjekime nga 2018

Avokati tha se ai bashkë me Muskurtin kanë shkuar bashkë në ambientet e komisariatit, ndërsa armën e krimit e kishte me leje. 

1 Shtator 2022, 10:06 Nga F.M
VD-Muskurti vrau vëllanë e kunatën, avokati: Armën e kishte
Avokati

TIRANË- Avokati i Arsen Muskurtit, 38-vjeçarit që vrau të vëllanë e kunatën dy ditë më parë në Tiranë ka bërë me dije se autori i krimit të rëndë në të vërtetë është vetëdorëzuar dhe jo arrestuar, siç u deklarua nga Policia e Shtetit. Në një prononcim për mediat, avokati tha se ai bashkë me Muskurtin kanë shkuar bashkë në ambientet e komisariatit, ndërsa armën e krimit e kishte me leje. 

"Është dorëzuar vetë, kam parë shumë trillime nga mediat, më ka dërguar mua personalisht që ta dorëzpoj, kemi shkuar vetë në ambientet e komisariatit që ta bëjmë dorëzimin. Ka qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Merrte dhe mjekime. Ai ka kryer shtatë kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe ndjerës, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë masë. Kallëzimet janë secrete hetimor, nuk mund t’i nxjerrim. Por nuk është arratisur, jua bëj me dije. Që në vitin 2018, ka pasur probleme e merrte mjekime. Armën e ka pasur me leje dhe kemi paraqitur çdo lloj dokumentacioni të nevojshëm,"- tha avokati ndër të tjera. 

arsen muskurti dritan muskurti nora muskurti vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll