Aktualitet

U la në burg, Muskurti: Kam bërë 7 kallëzime për vëllain e kunatën, të fundit e bëra ditën e vrasjes

Autori deklaroi se kallëzimin e fundit ndaj vëllait e motrës e ka kryer ditën e vrasjes.

1 Shtator 2022, 10:07 Nga A.B
U la në burg, Muskurti: Kam bërë 7 kallëzime për
Arsen Muskurti

TIRANË- 'Kam bërë 7 kallëzime për vëllanë dhe kunatën'. Kështu deklaroi ditën e sotme përballë togave të zeza autori i krimit të dyfishtë Arsen Muskurti. Ky i fundit shtoi se kallëzimin e fundit e ka kryer po ditën e vrasjes.

“Kam bërë shtatë kallëzime për vëllanë dhe kunatën. Armën e kam patur me leje. Kallëzimin e fundit e kam bërë ditën e vrasjes”, tha autori i vrasjes së Dritan dhe Nora Muskurtit.

38-vjeçari vrau Alban dhe Nora Muskurtin dy ditë më parë brenda biznesit të tyre, pas konflikteve të vazhdueshme për pronat. Ndaj Arsen Muskurtit janë ngritur dy akuza: “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

arsen muskurti nora muskurti dritan muskurti

Sondazh

Poll