Bota

Gjendet i vdekur presidenti i Lukoilit rus, u rrëzua nga kati i 6-të i një spitali në Moskë

Disa media ruse raportuan gjithashtu vdekjen e 67-vjeçarit Maganov, i cili ishte edhe nënkryetar i Lukoil, duke cituar burime të paidentifikuara.

1 Shtator 2022, 10:09 Nga d.a.
Gjendet i vdekur presidenti i Lukoilit rus, u rrëzua nga kati i 6-të i
Vladimir Putin dhe Ravil Maganov

RUSI- Kryetari i Bordit të Drejtorëve të prodhuesit të dytë më të madh rus të naftës Lukoil, Ravil Maganov, u gjet i vdekur në rrethana të paqarta ra nga dritarja e spitalit në Moskë.

Sipas Protothemës, disa media ruse raportuan gjithashtu vdekjen e 67-vjeçarit Maganov, i cili ishte edhe nënkryetar i Lukoil, duke cituar burime të paidentifikuara.

67-vjeçari Maganov u shtrua në një repart në katin e 6-të të Spitalit Klinik Qendror në rrugën Marshala Timoshenko. Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e biznesmenit. 

Maganov mori pozicionin e zëvendëspresidentit të parë ekzekutiv për Kërkim dhe Prodhim në Lukoil në vitin 2006. Përveç kësaj, ai ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga viti 1993 dhe është një ekspert i dalluar për Naftën dhe Gazin Natyror të Federatës Ruse.

Ndër nderimet që ai kishte marrë ishte edhe Çmimi i Qeverisë së Federatës Ruse për Shkencën dhe Inxhinierinë.

ravil maganov vladimir putin

Sondazh

Poll