Bota

Lufta në Ukrainë/ Vritet mjeku vullnetar britanik, familja kërkon ndihmë për sjelljen e trupit

Familja e tij ka krjuar një GoFundMe për t'i ndihmuar në mënyrë që të sjellin trupin e pajetë në shtëpi. 

1 Shtator 2022, 09:13 Nga A.B
Lufta në Ukrainë/ Vritet mjeku vullnetar britanik, familja kërkon
Craig Mackintosh

UKRAINË- Një shtetas britanik është vrarë teksa ishte vullnetar si mjek në Ukrainë. Motra e Craig Mackintosh, Lorna tha se ai kishte humbur jetën “në krye të detyrës”.

Familja e tij ka krjuar një GoFundMe për t'i ndihmuar në mënyrë që të sjellin trupin e pajetë në shtëpi. 

"Ju lutemi na ndihmoni ta sjellim këtë hero të luftës në shtëpi. Vëllai ynë doli me guxim vullnetar për të shkuar në (Ukrainë) si mjek për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve në këtë vend të shkatërruar nga lufta. Në krye të detyrës, duke ndihmuar të tjerët ai humbi jetën. Ky njeri vetëmohues aktualisht është i bllokuar në një morg në Ukrainë dhe nuk ka ndihmë për ta çuar në shtëpi."- shkroi familja e tij në këtë rrjet për të kërkuar ndihmë.

Ajo tha se do të kushtonte rreth 4,000 £ për ta kthyer trupin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi: Skynews

lufta ukraine-rusi craig mackintosh

Sondazh

Poll