Bota

Spiunazh pro-rus në Gjermani/ Zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë nën hetim, kanë "afërsi emocionale" me Moskën

Në një raport të mërkurën, gazeta javore Die Zeit, duke burimet e saj hetimin e saj, tha se zyrtarë nga ministria e ekonomisë i ishin drejtuar BfV (Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës) në pranverë për çështjet e spiunazhit në lidhje me të dyshuarit.

31 Gusht 2022, 19:54 Nga k.m.
Spiunazh pro-rus në Gjermani/ Zyrtarët e Ministrisë së
Foto ilustruese

BERLIN- Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë i ka kërkuar shërbimit gjerman të inteligjencës (BfV) të hetojë dy zyrtarë të lartë pasi dyshohet se janë spiunë rusë. Në një raport të mërkurën, gazeta javore Die Zeit, duke burimet e saj hetimin e saj, tha se zyrtarë nga ministria e ekonomisë i ishin drejtuar BfV (Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës) në pranverë për çështjet e spiunazhit në lidhje me të dyshuarit.

Qëndrimi i tyre pro-rus për çështje të tilla si 'shpëtimi' i grupit Uniper (importuesi më i madh i gazit natyror në Gjermani) ose ndërhyrja e shtetit në Gazprom, i bëri të tjerët që të dyshojnë.

Por Die Zeit nuk i përmend zyrtarët me emër.

BfV ka shqyrtuar prejardhjen e zyrtarëve, marrëdhëniet personale dhe të dhënat e udhëtimeve dhe deri më tani nuk ka gjetur asnjë provë të fortë për spiunazh apo korrupsion. Një studim i hollësishëm i të kaluarës së tyre nga agjencitë tregoi se njëri nga dy të dyshuarit kishte studiuar në Rusi. Të dy zyrtarët thuhet gjithashtu se kanë një "afërsi emocionale" me Rusinë, por ende nuk dihet se përse.

Gjermania është tronditur vitet e fundit nga raste të ndryshme spiunazhi që i atribuohen Rusisë. Drejtësia gjermane në fund të tetorit dënoi me 2 vite burg një ish-punonjës të një kompanie sigurie kompjuterike, i cili kishte çuar në Rusi informacione në lidhje me parlamentin gjerman.

Akuzat për spiunazh kibernetik kundër Moskës i kishin dobësuar gjithashtu marrëdhëniet ruso-gjermane, edhe para pushtimit rus të Ukrainës.

gjermani bfv

Sondazh

Poll