Bota

1,100 njerëz humbin jetën nga përmbytjet e shirave katastrofike në Pakistan

Shirat katastrofike në Pakistan kanë shkaktuar përmbytje, ku deri më tani kanë vrarë më shumë se 1,100 njerëz dhe kanë zhvendosur miliona njerëz në vende të ndryshme. 

31 Gusht 2022, 18:38 Nga s.s
1,100 njerëz humbin jetën nga përmbytjet e shirave katastrofike
Imazhet satelitore tregojnë tokën bujqësore të përmbytur

PAKISTAN- Imazhet e reja satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga përmbytjet dhe shirat katastrofike në Pakistan. Fotot nga Planet Labs dhe Maxar, tregojnë zona të gjelbra, fshatra dhe ndërtesa përpara se shirat musonorë dhe përmbytjet të fillonin të goditnin vendin në qershor. Ato paraqesin përmbytje të rënda në të gjithë vendin nga provinca Sindh në jug deri në lumin Kabul në veri.

Përmbytjet të cilësuara nga kryeministri Shebaz Sharif si më të këqijat në historinë e Pakistanit, deri më tani kanë vrarë më shumë se 1,100 njerëz dhe kanë zhvendosur miliona njerëz në vende të ndryshme. Sharif tha se riparimi i infrastrukturës së dëmtuar të përhapur në të gjithë vendin do të kushtonte të paktën 10 miliardë dollar. Më shumë se 33 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet, raporton The Guardian.

Rreth gjysmë milioni prej të zhvendosurve jetojnë në kampe të organizuara. Shirat që filluan në qershor kanë shkatërruar më shumë se një milion shtëpi. Autoritetet dhe organizatat bamirëse po përpiqen të përshpejtojnë shpërndarjen e ndihmave për të prekurit, një detyrë sfiduese në zonat e ndërprera për shkak se shumë rrugë dhe ura janë dëmtuar në mënyrë kritike.

1,100 njerëz humbin jetën nga përmbytjet e shirave katastrofike
Një imazh satelitor nga afër nga para dhe pas përmbytjeve në Gudpur, Pakistan

Sharif tha se përmbytjet shkatërruan keq të korrat dhe qeveria e tij po shqyrtonte importin e grurit për të shmangur çdo mungesë ushqimi, por rrebeshe të tilla intensive nuk janë parë për tre dekada. Zyrtarët pakistanezë dhe të tjerë kanë fajësuar ndryshimin e klimës, i cili po rrit intensitetin e motit ekstrem në mbarë botën. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se përmbytjet e Pakistanit ishin një sinjal për botën për të rritur veprimet kundër ndryshimit të klimës.

"Le të ndalojmë së ecuri në gjumë, nuk duhet ta çojmë vendin tonë drejt shkatërrimit nga ndryshimet klimatike. Sot, është Pakistani. Nesër, mund të jetë vendi juaj", tha ai në një video-mesazh për një ceremoni në Islamabad që nisi apelin për financim. 

Fatkeqësia vjen në një kohë të vështirë për Pakistanin, ku ekonomia është në rënie. Duke apeluar për ndihmë ndërkombëtare, qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. OKB-ja nisi një thirrje zyrtare prej 160 milion dollarë të martën për të financuar ndihmën emergjente. “Pakistani është i mbushur me vuajtje. Populli pakistanez po përballet me një muson mbi steroidet, një ndikimi i pamëshirshëm i niveleve epokale të shiut dhe përmbytjeve”, tha Guterres.

pakistan permbytje shi

Sondazh

Poll