Bota

Mendohet se ka jetuar 230 milionë vite më parë, zbulohet skeleti i dinosaurit më të vjetër në Afrikë

Në Afrikë është gjetur një skelet dinosauri i cili është më i vjetri i gjetur ende në vend nga një ekip ndërkombëtar paleontologësh. Besohet se ai ka jetuar rreth 230 milionë vite më parë. 

31 Gusht 2022, 19:25 Nga s.s
Mendohet se ka jetuar 230 milionë vite më parë, zbulohet skeleti
Dinosaur

AFRIKË- Në Afrikë është gjetur një skelet dinosauri i cili është më i vjetri i gjetur ende në vend nga një ekip ndërkombëtar paleontologësh. Sipas mediave të huaja, besohet se ai ka jetuar rreth 230 milionë vite më parë. 

Mendohet se ka jetuar 230 milionë vite më parë, zbulohet skeleti
Christopher Griffin punon në zbulimin e fosileve të varrosura në tokë në Zimbabve veriore në 2017.

Skeleti i tij u gjet papritur i paprekur në veri të Zimbabve. Bëhet fjalë për një dinosaur të vogël me bisht të gjatë, i cili arrinte një gjatësi prej rreth dy metrash dhe kishte një peshë prej 10 deri në 30 kilogramë. ‘Mbiresaurus Raathi,’ kishte një kokë relativisht të vogël me dhëmbë të vegjël trekëndësh. Ndoshta ishte barngrënës ose gjithëpërfshirës, raporton livescience.com

Mendohet se ka jetuar 230 milionë vite më parë, zbulohet skeleti
Christopher Griffin mban në dorë një pjesë të nofullës së poshtme të dinosaurit

Emërtimi i dinozaurit u bë për shkak se Mbire është emri i zonës ku u zbulua kafsha e lashtë, ndërsa Raathi, u emërua për nder të paleontologut Michael Raath, i cili së pari gjeti fosile në veri të Zimbabve.

Fosili Mbiresaurus do ruhet përkohësisht në Virginia Tech, ku u pastrua dhe u studiua, por më pas do të zhvendoset në Muzeun e Historisë Natyrore të Zimbabve.

skelet dinosaur afrike

Sondazh

Poll