Bota

Vrasësi i skenografes Alec Baldwin, paditet për $25 milionë nga familja e marinsit të vrarë në Kabul! Si nisi konflikti

Kjo është hera e tretë që familja e ushtarakut të ndjerë Rylee Mcollum tenton të veprojë kundër aktorit të fuqishëm të Hollywood, por tentativat e mëparshme kishin dështuar për “gabime në procesin e ankimimit”.

31 Gusht 2022, 19:35 Nga e.k
Vrasësi i skenografes Alec Baldwin, paditet për $25 milionë nga
Alec Baldwin dhe motra e marinsit të vrarë

SHBA- Aktori amerikan Alec Baldwin po paditet nga familja e një marinsi të vrarë vitin e kaluar në aeroportin e Kabul në Afganistan, pasi kishte turpëruar publikisht motrën e tij sepse kishte marrë pjesë në protestat pro-Trump në Kongresin amerikan.

Kjo është hera e tretë që familja e ushtarakut të ndjerë Rylee Mcollum tenton të veprojë kundër aktorit të fuqishëm të Hollywood, por tentativat e mëparshme kishin dështuar për “gabime në procesin e ankimimit”.

Në versionin e fundit të padisë, 23 vjeçarja Roice Mcollum publikonte abuzimin online që ka marrë pasi Alec Baldwin e kishte evidentuar në postimet e tij dashakeqe.

Baldwin kishte postuar një foto të Roice në rrjetin Instagram, ku dënonte pjesëmarrjen e saj në protestat kundër vjedhjes së votës në SHBA dhe më pas i dërgonte mesazhe private në Instagram ku i thoshte “Tani ta tregoj unë!” dhe e evidentonte atë te më shumë se 2 milionë ndjekës që aktori famekeq pro-demokrat ka në rrjet.

“Unë kam dhënë kontribute për vdekjen e vëllait tënd, prej respektit për shërbimin e tij ndaj vendit, nuk do ta kisha bërë nëse e dija se ti kishte marrë pjesë në protestat e 6 janarit në Kongres”, shkruante Baldwin.

Ajo iu përgjigj duke i thënë se nuk kishte kryer asnjë krim dhe kishte folur tashmë me FBI-në. 

“Protesta është krejtësisht e ligjshme në vend dhe unë tashmë jam ulur me FBI-në. Faleminderit, një ditë të mbarë!' tha ajo.

Familja e Mcollum ka kritikuar shpesh presidentin Joe Biden për tërheqjen katastrofike të ushtarëve amerikanë nga aeroporti i Afganistanit ku u vranë të paktën 13 efektive amerikanë më 26 gusht 2021.

alec baldwin rylee mcollum

Sondazh

Poll