Bota

No More Sagging' , fushata e veçantë në SHBA, shkolla e mesme ofron rripa falas për nxënësit që i mbajnë pantallona varur

Fushata u iniciua nga Thomas Ravenell dhe Charles Tyler tre vjet më parë në North Charleston High School në North Charleston, Karolina e Jugut.

31 Gusht 2022, 18:50 Nga e.k
No More Sagging' , fushata e veçantë në SHBA, shkolla e
Foto ilustruese

SHBA- Një shkollë e mesme në Karolinën e Jugut ka nisur një fushatë e cila quhet 'No More Sagging' që ofron rripa për nxënësit me pantallona të varura.

Fushata u iniciua nga Thomas Ravenell dhe Charles Tyler tre vjet më parë në North Charleston High School në North Charleston, Karolina e Jugut.

“Ne duam t'i mësojmë dhe t'i edukojmë për burrërinë, dhe një pjesë e burrërisë është ta mbash veten me respekt. Nëse doni respekt, së pari duhet të respektoni veten. Me pantallonat tuaja të varura, tregoni qëndrim negativ ndaj jush.”

Ravenell dhe Tyler kanë dhuruar më shumë se 30 rripa brenda ditëve të para të shkollës dhe planifikojnë të japin qindra të tjerë gjatë pjesës tjetër të vitit akademik, shkruajnë mediat e huaja.

shba thomas ravenell

Sondazh

Poll