Aktualitet

Përdhunimi i 11-vjeçares/ Plas sherri në protestë, Fifi zihet me aktivisten: E kam organizuar unë

E gjitha nisi pasi folësja falenderoi Lekatarin dhe Xheni Karajn për punën e bërë ndër vite për gratë dhe vajzat në vend.

31 Gusht 2022, 19:08 Nga k.m.
Përdhunimi i 11-vjeçares/ Plas sherri në protestë, Fifi
Momenti i debatit

TIRANË- Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është përplasur me një prej folësve në protestën e organizuar sot për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë, ndërsa nbë debat është përfshirë edhe Zhaklina Lekatari. E gjitha nisi pasi folësja falenderoi Lekatarin dhe Xheni Karajn për punën e bërë ndër vite për gratë dhe vajzat në vend. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Fifi, e cila gjithashtu ka kërkuar që t'i njihen meritat për organizimin e protestës në Tiranë. 

MOMENTI I SHERRIT: 

Folësja: Faleminderit Zhaklinë për gjithçka bën. Faleminderit Xheni për gjithçka bën.
Fifi: Po unë? Unë nuk jam këtu?
Folësja: Nuk po ndaj pronat.
Fifi: Këtë gjë e kam bërë unë, nuk kam parë asnjë që të bëjë diçka për përdhunimin e 11-vjeçares. Por kjo nuk po merr njeri asnjë masë që kjo gjëja mos të ndodhë më. Veç me poste në Instagram e Facebook.
Zhaklina Lekatari: Kemi 10 vite që merremi me këtë punë.
Folësja: S'ka problem e kuptoj anën emocionale. Na dhemb zemra për një vajzë që e kanë përdhunuar 5 plehra.
Fifi: Midis Prishtine ku jam rritur unë. Motra ime, mbesa jeme. Nuk dalin dot në qytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

 

perdhunohet 11-vjecarja ne kosove protesta per perdhunimin e 11-vjecares

Sondazh

Poll