Aktualitet

Përdhunimi i 11-vjeçares, nis protesta në Tiranë

Pjesë e protestës janë edhe persona të famshëm si Fifi, Beatrix Ramosaj, Anxhela Peristeri si dhe aktiviste e gazetare të shumta.

31 Gusht 2022, 18:48 Nga I.A
Përdhunimi i 11-vjeçares, nis protesta në Tiranë
Protesta ne Tirane

TIRANË- Protesta e sotme në Tiranë për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë ka nisur në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Qytetarë të shumtë me pankarta të ndryshme në duar kanë dalë të kërkojnë drejtësi për përdhunimin e të miturës.

Pjesë e protestës janë edhe persona të famshëm si Fifi, Beatrix Ramosaj, Anxhela Peristeri si dhe aktiviste e gazetare të shumta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

protesta per perdhunimin e 11-vjecares perdhunohet 11-vjecarja ne kosove

Sondazh

Poll