Bota

Putin vlerëson Gorbaçov: Pati influencë të madhe në rrjedhën e historisë globale

Presidenti rus tha se Gorbaçov "e kuptoi thellësisht se reformat ishin të nevojshme" dhe u përpoq të ofronte zgjidhjet e tij për problemet me të cilat u përball Bashkimi Sovjetik në vitet 1980.

31 Gusht 2022, 11:53 Nga d.a.
Putin vlerëson Gorbaçov: Pati influencë të madhe në
Gorbachev dhe Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha në një telegram ngushëllimi të dërguar sot se Mihail Gorbaçov kishte një "ndikim të madh në rrjedhën e historisë botërore".

Sipas Guardian, Putin tha se ish-udhëheqësi sovjetik, i cili vdiq në moshën 91-vjeçare, “udhëhoqi vendin tonë përmes një periudhe ndryshimesh të vështira, dramatike dhe sfidave thelbësore të politikës së jashtme, ekonomike dhe sociale”.

Presidenti rus tha se Gorbaçov "e kuptoi thellësisht se reformat ishin të nevojshme" dhe u përpoq të ofronte zgjidhjet e tij për problemet me të cilat u përball Bashkimi Sovjetik në vitet 1980.

Mikhail Gorbaçov vdiq në moshën 91-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, njoftoi spitali i Moskës ku po trajtohej. I vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tij në lehtësimin e konfliktit Lindje-Perëndim shekullin e kaluar, Gorbachev kaloi 20 vitet e fundit në periferi të jetës politike, megjithatë ai vazhdimisht e ka ngritur zërin të dëgjohet teksa shqetësohet për tensionet në rritje mes Moskës dhe Uashingtonit.

vdes mikhail gorbachev vladimir putin

Sondazh

Poll