Bota

"Deklaratat e tij nuk janë miqësore dhe na dëmtojnë", Serbia 'sulmon' papritur Lavrov

Ajo tha se përpjekja e zyrtarit rus për të treguar se Serbia mbështet sulmin ndaj Ukrainës, edhe pse votoi për rezolutën e OKB-së që dënon pushtimin, e vendos Serbinë në një pozitë shtesë të pakëndshme.

31 Gusht 2022, 11:25 Nga d.a.
"Deklaratat e tij nuk janë miqësore dhe na
Lavrov dhe Vulin

SERBI- Zëvendëskryeministrja e Serbisë Zorana Mihajloviç tha sot se deklarata e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, se Serbia, duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, po e mbështet sulmin e atij vendi ndaj Ukrainës, nuk është miqësore dhe e komplikon edhe më shumë qëndrimin e Serbisë.

Sipas Danas, ajo tha se përpjekja e zyrtarit rus për të treguar se Serbia mbështet sulmin ndaj Ukrainës, edhe pse votoi për rezolutën e OKB-së që dënon pushtimin, e vendos Serbinë në një pozitë shtesë të pakëndshme.

Serbia është nën presion dhe një mik duhet të jetë vërtet mik dhe të mos e vështirësojë pozitën e saj”, tha Mihajloviç, e cila është edhe ministre e Minierave dhe Energjetikës.

Gjatë vizitës së javës së kaluar të ministrit të Brendshëm serb Aleksandër Vulin në Rusi, Lavrov tha se Moska dhe Beogradi janë të përkushtuar vazhdimisht ndaj parimeve të pandashmërisë dhe sigurisë së barabartë të të gjitha shteteve, “si në Ballkan ashtu edhe në situatën e provokuar nga Perëndimi në Ukrainë."

Mihajloviç, duke reaguar ndaj njoftimit të djeshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, tha se “në rrethanat e ndryshuara gjeopolitike, të gjithë do të donin që Serbia të ishte në anën e tyre, por Serbia të ketë anën e saj”.

Qëndrimi i pavarur i Serbisë, sipas saj, reflektohet në marrjen e vendimeve që nuk janë të pavarura në raport me njërën palë, por me të gjithë.

Serbia është i vetmi vend, pa llogaritur Bjellorusinë, që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nga ana tjetër ka votuar për rezolutën e OKB-së që dënon sulmin ndaj integritetit territorial të Ukrainës, që do të thotë se nuk është për sanksione. por jo edhe për luftë”, tha ajo.

Këto deklarime të Mihajloviç vijnë pak ditë pasi Aleksandër Vuçiç ka vendosur që ta bëjë Ivica Daçiçin koordinator të shërbimeve sekrete në Serbi. Siç raporton Demostat, një lëvizje e tillë e Vuçiç ka nënkuptuar eliminimin nga loja të Nebojsha Stefanoviçit dhe Aleksandër Vulinit.

zorana mihajloviç sergei lavrov aleksander vulin

Sondazh

Poll