Bota

VIDEO/ Duet me Mihail Gorbaçov, moment i rrallë i ish-udhëheqësit rus duke kënduar

31 Gusht 2022, 10:48 Nga d.a.
VIDEO/ Duet me Mihail Gorbaçov, moment i rrallë i
Mikhail Gorbachev

RUSI- Kur Steve Rosenberg i BBC-së intervistoi Mihail Gorbaçov këtë javë, ai me siguri nuk e priste që të përfundonte me një këngë të kënduar. 

Rosenberg kujton për BBC se intervista kishte mbaruar dhe Gorbachev po i tregonte pianon e madhe që kishte në cep të dhomës.

"A mund të luajë ndonjë prej jush?"-pyeti ai ndërkohë që unë pohova me kokë. "Atëherë, të lutem, luaj diçka," u përgjigj ai.

Ai tregon se u ul dhe luajti klasiken ruse 'Netët e Moskës' dhe Gorbachev filloi të këndonte. Kjo u pasua nga "Dark is the Night" dhe "The Misty Morning", një këngë që ai tha se ishte e preferuara e gruas së tij të ndjerë.

'Raisa i pëlqente të këndoja'- ai buzëqeshi. Rosenberg theksoi se ky ishte një moment paksa surreal, por mjaft i veçantë që  tregonte anën e ngrohtë njerëzore të njeriut që i dha fund Luftës së Ftohtë.

Mihail Gorbaçov vdiq në moshën 91-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, njoftoi spitali i Moskës ku po trajtohej. I vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tij në lehtësimin e konfliktit Lindje-Perëndim shekullin e kaluar, Mihail Gorbaçov kaloi 20 vitet e fundit në periferi të jetës politike, megjithatë ai vazhdimisht e ka ngritur zërin të dëgjohet teksa shqetësohet për tensionet në rritje mes Moskës dhe Uashingtonit.

steve rosenberg vdes mikhail gorbachev

Sondazh

Poll