Sport

Sherri me Montellën i kushton shtrenjtë, Mario Balloteli ndryshon skuadër, sot kryen ekzaminimet mjekësore dhe firma në kontratë

Një ekip i ri për Mario Balotellin. Sulmuesi italian është gati të largohet nga Turqia dhe të nisë një tjetër aventurë.

31 Gusht 2022, 12:23 Nga DOSJA

Sherri me Montellën i kushton shtrenjtë, Mario Balloteli ndryshon

ZVICËR- Një ekip i ri për Mario Balotellin. Sulmuesi italian është gati të largohet nga Turqia dhe të nisë një tjetër aventurë. Sulmuesi italian pritet të transferohet në Zvicër me skuadrën e Sion.Siç raporton ‘Sky Sport’, ish-futbollisti i Interit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt do të jetë sot në Zvicër për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të zakonshme mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën që do ta lidh atë me klubin e tij të ri.

Balotelli vendosi të pranojë propozimin e Sionit dhe të refuzojë atë të AEK-ut të Athinës.Sulmuesi, protagonist i ditëve të fundit i një debati të hapur me trajnerin dhe bashkatdhetarin e tij Vincenzo Montella, ka shënuar 18 gola në 31 paraqitje gjatë eksperiencës së tij të fundit me skuadrën e Adana-s.

Balotelli do të drejtohet nga një tjetër italian, Paolo Tramezzani, i cili është në detyrë që nga tetori i kaluar. Sion, aktualisht në vendin e pestë pas gjashtë javësh kampionat, ka një traditë të gjatë të futbollistëve italianë. Ndër këta, Federico Dimarco, tani teInter, dhe Gennaro Gattuso, i cili përvojën e fundit si futbollist e pati në Zvicër nga viti 2012 deri në të parën si trajner.

E.Ç (Dosja.al)

balotelli montella

Sondazh

Poll