Politike

Negociatat me BE-në/ EuroNews: Po zbehet ëndrra për Shqipërinë, Holanda dhe Franca kundër

12 Gusht 2019, 05:44 Nga DOSJA
Negociatat me BE-në/ EuroNews: Po zbehet ëndrra për

Shqipëri- Lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, media prestigjoze “EuroNews” ka shkruar së fundmi se kjo ëndërr e shqiptarëve po zbehet pasi Holanda dhe Franca janë kundër.

‘Ëndrrat për të hyrë në Bashkimin Europian mund të zbehen për Shqipërinë pasi vende si Franca dhe Holanda janë të ftohta kur bie fjala tek zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht thirrjes së Komisionit Europian për të nisur procesin e pranimit. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehu zhgënjimin për situatën, duke i thënë Euronews javën e kaluar: “Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë vendimmarrja e Këshillit nuk bazohet në atë që bëjmë, në ato vende si ne, por në situata e brendshme ose dinamika e brendshme politike në vendet e ndryshme anëtare “.”, thuhet në shkrim.

Politologu Florian Bieber thotë se më e rrezikuar mbetet Shqipëria se Maqedonia e Veriut. Sipas tij, në Francë ka skepticizëm të theksuar në lidhje me zgjerimin.

“Ajo mund të jetë e gatshme që të pranojë Maqedoninë e Veriut, por unë mendoj se kjo do të thotë se Shqipëria nuk do të ecë përpara, të paktën për momentin. Mosmarrëveshjet dhe konfrontimet e brendshme mes partisë në pushtet dhe opozitës në Shqipëri e kanë minuar aftësinë e këtij vendi për të ecur përpara drejt anëtarësimit,’ thotë Bieber.

Edhe Bieber thotë se Franca dhe Holanda motivohen në qëndrimet e tyre ndaj zgjerimit nga problemet e tyre të brendshme.

‘Unë mendoj se ekziston një ndjenjë mes elitave se zgjerimi i mëparshëm ishte një gabim dhe se ajo minon rëndësinë franceze në BE. Në këtë sens, ka një skepticizëm të përgjithshëm përkundrejt zgjerimit’, shprehet ai.

Burimi: EuroNews

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike euronews shkrim për shqiperine franca dhe holanda negociatat me be-në euronews shkrim për shqiperine franca dhe holanda negociatat me be-në

Sondazh

Poll