Politike

‘Teatri’/ Rama citon Zamira Kitën: Jam për godinë të re, çështja është shfrytëzuar politikisht

11 Gusht 2019, 13:56 Nga DOSJA
‘Teatri’/ Rama citon Zamira Kitën: Jam për godinë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë deklaratën e aktores Zamira Kita për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në statusin e tij, Rama shkruan se aktorja mendon se Teatri duhet që të prishet pasi nuk ka asnjë vlerë pasi është i amortizuar.

Godina aktuale nuk ka asnjë vlerë. Duke patur përvojën e Teatrit të Korçës, mendoj se duhet ndërtuar një teatër i ri nga themelet. Teatri Kombëtar ka një amortizim të plotë, nuk është aspak i përshtatshëm për të dhënë shfaqje, nuk është funksional, as komod. Mendoj se debati është shfrytëzuar keq nga segmente politike,”-shprehet aktorja.

Postimi i Ramës: 

Ndërkohë ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa javë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar zamira kita edi rama ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar zamira kita

Sondazh

Poll