Politike

“Kam derdhur lot”, Salianji tregon sakrificat si demokrat: Shihja njerëz që dridheshin….

11 Gusht 2019, 19:45 Nga DOSJA
“Kam derdhur lot”, Salianji tregon sakrificat si demokrat: Shihja

TIRANËIsh-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinaji ka rrëfyer sakrificat që ka bërë si demokrat në partinë ku ai bën pjesë dhe në kauzat që ka mbështetur.

Në një intervistë për Ora News, Salianji shprehet se ka derdhur lot në momentin që ka parë njerëz që dridheshin nga pushteti dhe sërish mbështesnin kauzën e Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për fazën kur Partia Socialiste mori të gjitha bashkitë e vendit në zgjehdjet e 30 qershorit në të cilat opozita nuk mori pjesë. 

“Në momentin kur isha në bashkinë e Devollit dhe shihja demokratë, qytetarë dhe njerëz që mbështesnin prej kohësh kauzën e PD dhe dridheshin nga uzurpimi apo nga pushtimi, pa diskutim që nga përmbajtja edhe vetë kam lëshuar lot.

Kjo është një sakrificë që bëjnë demokratët, por është një sakrificë që i shërben në fund interesit publik. I gjithë aksion opozitar do të matet në ditën kur të arrijë apo jo suksesin,”- tha Salianji.

Më tej Salianji u shpreh se Partia Demokratike nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe se nuk do ët futen në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji kauza e pd-se partia demokraike ervin salianji kauza e pd-se partia demokraike

Sondazh

Poll