Politike

Memoriali për dëshmorët e grushtit të shtetit turk, Veliaj: T’i lëmë të vdekurit të qetë

11 Gusht 2019, 11:31 Nga DOSJA
Memoriali për dëshmorët e grushtit të shtetit turk, Veliaj:

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar ku edhe përcolli urimet për festën e Kurban Bajramit komentoi çështjen e memorialit të vendosur nga Ambasada Turke pranë Parkut të Liqenit Artificial.

Veliaj theksoi se në këtë zonë janë mbi 50 pika ku përkujtohen ngjarje apo individë të ndryshëm.

“Në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohet. Unë do të thosha t’i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t’i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t’i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. Ndaj, për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre. Pushime të mbara të gjithëve dhe gëzuar festën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se ata që ankohen për këtë çështje, as nuk u ka rënë në mendje për atë pjesë të Parkut, e cila dikur ishte zaptuar e mbuluar me ferra e plehra.

“Nuk i prish punë askujt. Më thonë është në cepin e Liqenit, ku shumica prej atyre që ankohen as iu ka rënë në mendje kur ishte mbuluar me ferra dhe kur digjej plastikë dhe ku zaptohej si territor. Lart, në katin e dytë të KMSH lashë duke u përqafuar drejtuesin e të krishterëve me drejtuesin e myslimanëve. Kjo është fryma e kësaj feste, të fokusohemi tek gjërat që na bashkojnë. Tek Liqeni dhe në të gjithë Tiranën ka vend për të gjithë”, nënvizoi Veliaj.

Para disa ditësh, Bashkia Tiranë ka ngritur memorial në Parkun e Liqenit, në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë për mbrojtjen e presidentit Erdogan gjatë atij që u quajt grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj ethullah gulen grushti ne shtetin turk ngrihet memorial turk ne tirane erion veliaj ethullah gulen grushti ne shtetin turk ngrihet memorial turk ne tirane

Sondazh

Poll