Politike

Veliaj reklamon harmoninë fetare në Shqipëri, ndjekësit i kujtojnë memorialin turk: Lapidar turpi (Foto)

11 Gusht 2019, 21:08 Nga DOSJA
Veliaj reklamon harmoninë fetare në Shqipëri, ndjekësit i

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka reklamuar harmoninë fetare në Shqipëri, në kuadër të festës së Kurban Bajramit.

“☪️ Mysliman
? Bektashi
✝️ Katolik
⛪️ Ortodoks
☦️ Protestant
? Hebre

Kjo është Tirana! Një bashkëjetesë e admirueshme fetare! ??,”- shkruan Veliaj krahas disa fotove të publikuara ku shihet me priftërinj dhe hoxhallarë.

Por pikërisht në këtë postim, ndjekësit e kanë ‘bërë copë’ në komente duke i kutjuar memorialin e përuruar tek Parku i liqenit në nder të të rënëve në Turqi.

Hapi tjeter, memorial turqve qe griu shpata e Gjergj Kastriotit. Xhamia e sulltan fatihut tashme eshte,”- shkruan njëri.

“Mungon edhe Ambasadori turk Yoruku në këtë foto,”- shkruan dikush tjetër.

Gëzuar lapidarian e turpit,”- vijon një tjetër më tej.

Kryebashkiaku ka preferuar të heshtë dhe të mos u kthejë përgjigje komentuesve.

Përurimi i këtij memoriali u zhvillua më 15 korrik por lajmi u bë i ditur nëpërmjet mediave turke vetëm dy ditë më parë. Nderimi i 251 viktimave të rënë në shtetin turk gjatë grushtit të shtetit në mbrojtje të presidentit Erdogan ka hapur mjaft polemika nga politikanët në vend.

Vetë Veliaj u shpreh se kjo gjë nuk i prish punë askujt dhe se ata që ankohen për këtë çështje, as nuk u ka rënë në mendje për atë pjesë të Parkut, e cila dikur ishte zaptuar e mbuluar me ferra e plehra.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj komentet tek veliaj memoriali turk ne tirane erion veliaj komentet tek veliaj memoriali turk ne tirane

Sondazh

Poll