Bota

Britania do të strehojë 100 mijë azilkërkues deri në fund të vitit të ardhshëm

Qeveria parashikon se Britania do të strehojë 100 mijë azilkërkues deri në fund të vitit të ardhshëm. Shefat e Zyrës së Brendshme kanë publikuar objektivat rajonale të shpërndarjes për të lehtësuar kostot.

30 Gusht 2022, 20:09 Nga s.s
Britania do të strehojë 100 mijë azilkërkues deri në
Azilkërkuesit në Britani

BRITANI- Shifrat e fundit tregojnë se ka 88,466 azilkërkues me 37 mijë azilkërkues në hotele me një kosto për taksapaguesit prej 4.7 milionë paund në ditë. Shefat e Zyrës së Brendshme kanë publikuar objektivat rajonale të shpërndarjes për të lehtësuar kostot.

Objektivat e reja, të vendosura nga Sekretarja e Brendshme Priti Patel, duhet të zvogëlojnë varësinë nga akomodimi i përkohshëm në hotele dhe t'i vendosin familjet në shtëpi më të përshtatshme, raporton The Sun.

Një zëdhënës i qeverisë tha: "Home Office ka qenë duke u angazhuar dhe konsultuar me këshilltarët britanik për muaj të tërë për të rënë dakord për një qasje më të barabartë për shpërndarjen e azilit. Çdo sugjerim ndryshe është krejtësisht i gabuar. Rritja e madhe e kalimeve të rrezikshme me varka të vogla do të thotë se taksapaguesit në Mbretërinë e Bashkuar po shpenzojnë më shumë se 5 milionë paund në ditë për të akomoduar azilkërkuesit në hotele të cilave ne duhet t'i japim fund”.

Një zëdhënës i Home Office tha: "Sistemi i akomodimit të azilit është nën presion të madh për shkak të rritjes së madhe të kalimeve të rrezikshme me varka të vogla dhe emigrimit të paligjshëm. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në partneritet me autoritetet lokale për të krijuar një model më të drejtë të shpërndarjes së plotë, i cili ndihmon në përfundimin e përdorimit të papranueshëm të hoteleve dhe duke iu përgjigjur kërkesave në ndryshim”.

britani priti patel azilkerkues

Sondazh

Poll