Bota

Vatikani kërkon të qartësojë pozicionin e Papës për luftën Ukrainë-Rusi pas reagimit ndaj Darya Dugina

Vatikani po kërkon të qartësojë pozicionin e Papës për luftën në Ukrainë. Kjo për shkak se ai iu referua Darya Dugina, vajza e një ultranacionalisti rus të vrarë nga një bombë të vendosur poshtë makinës, si një viktimë e pafajshme e luftës këtë javë.

30 Gusht 2022, 19:15 Nga s.s
Vatikani kërkon të qartësojë pozicionin e Papës
Papa Françesku dhe Andriy Yuras

VATIKAN- Vatikani po kërkon të qartësojë pozicionin e Papës për luftën në Ukrainë, pasi ai iu referua Darya Dugina, vajza e një ultranacionalisti rus të vrarë nga një bombë të vendosur poshtë makinës, si një viktimë e pafajshme e luftës këtë javë.

Në një deklaratë, Vatikani deklaroi: “Fjalët e Atit të Shenjtë për këtë çështje dramatike duhet të lexohen si një zë i ngritur në mbrojtje të jetës njerëzore dhe vlerave që lidhen me të dhe jo si qëndrime politike”, raporton BBC.

Ai thotë se lufta ishte "inicuar nga Federata Ruse" se Papa kishte qenë "i qartë dhe pa mëdyshje duke e dënuar atë si moralisht të padrejtë, të papranueshme, barbare, të pakuptimtë dhe të neveritshme".

Duke folur javën e kaluar, Papa kishte thënë për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës: "Kaq shumë të pafajshëm po paguajnë për çmendurinë", duke përmendur Dugina si shembull.

Në përgjigje, ambasadori i Ukrainës në Selinë e Shenjtë, Andriy Yurash, tha se Papa nuk duhet të kishte vendosur "agresorin dhe viktimën" në të njëjtën kategori.

 

 

 

vatikan papa papa françesku dhe andriy yuras andriy yuras

Sondazh

Poll