Bota

“S’po them se jam bërë pishman”, video e shpërndarë pas krimit nga autori i pestë i përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

19-vjeçari, i cili ishte një ndër 5 burrat që përdhunuar një 11-vjeçare në një park në Prishtinë për rreth 7 orë, ishte në arrati prej dy ditësh por kjo gjë nuk e ka ndaluar që të hyjë dhe përdorë rrjetet sociale.

30 Gusht 2022, 19:01 Nga d.a.
“S’po them se jam bërë pishman”, video e
Foto ilustruese

KOSOVË- Shkëlqim Kameri, i dyshuari i pestë për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, ka shpërndarë një video në TikTok para 21 orëve ku ndër të tjera thuhej se: "nuk po them se jam bërë pishman".

19-vjeçari, i cili ishte një ndër 5 burrat që përdhunuar një 11-vjeçare në një park në Prishtinë për rreth 7 orë, ishte në arrati prej dy ditësh por kjo gjë nuk e ka ndaluar që të hyjë dhe përdorë rrjetet sociale.

Në videon e shpërndarë, e cila është një pjesë e një filmi shqiptar, fliitet dhe për gangsterët dhe të fortët e vërtetë në jetë dhe se si i ka ngatërruar.

Në jetën time ngatërrova të fortin me budallain…sepse të fortët e vërtetë dhe gansterët nuk dalin kurrë në skenë …rrinë larg…Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë…sepse kam dashur dhe i kam bërë”, thuhet në videon që ka shpërndarë i dyshuari.

Kameri është arrestuar sot dhe është intervistuar në stacion ku ka qenë babai ai i cili e ka dorëzuar në polici të birin ku u shpreh tepër i keqardhur për ngjarjen dhe theksoi se nuk ka kushtet ekonomike që ti marrë një avokat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Katër nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar ditën e djeshme. Ndërkohë sot u arrestua dhe i pesti, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri.

shkëlqim kameri perdhunohet e mitura ne kosove

Sondazh

Poll