Politike

Deklaratat e Ramës në Slloveni, media turke: Qortoi qëndrimin e BE, s'harroi 'dorën' e ndihmës nga Turqia

Në media theksohet se Rama kritikoi Bashkimin Europian të cilëve u tha nga se nuk duhet të përsërisin gabimin e turpshëm duke harruar Shqipërinë për çështjen e vaksinimit.

30 Gusht 2022, 14:10 Nga A.B
Deklaratat e Ramës në Slloveni, media turke: Qortoi qëndrimin e
Edi Rama dhe Erdogan

TURQI- Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Forumin e 17-të Strategjik të BLED-it të zhvilluar në Slloveni është komentuar nga mediat turke. Në mediat 'Yeniakit' dhe 'Takvim' specifikohet qortimi që Rama i bëri Bashkimit Europian dhe kujtesa për ndihmën e dhënë nga Erdogan. 

Në media theksohet se Rama kritikoi Bashkimin Europian të cilëve u tha nga se nuk duhet të përsërisin gabimin e turpshëm duke harruar Shqipërinë për çështjen e vaksinimit.

PJESË NGA ARTIKULLI:

Kujtoi dora e ndihmës së Turqisë. Duke kritikuar qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj procesit të koronavirusit, Rama tha: “Na harruan fare. Ai kujtoi dorën e ndihmës së Turqisë. Ai tha se Bashkimi Evropian bëri gabime të turpshme në lidhje me vaksinën në atë kohë. Rama deklaroi se Turqia po jep ndihmë me vaksinat për Shqipërinë dhe vlerësoi presidentin Erdogan.

Rama tha, "Në çdo fjalim thonë se Ballkani duhet të jetë me ne dhe të mos ndikohet nga të tretët. Por çfarë ndodhi, Serbia e mori vaksinën nga Kina. Ne e morëm nga Turqia. Pa Presidentin Erdogan, shumë njerëz do ta kishin humbën jetën në vendin tonë. Shpresoj që Evropa të ketë nxjerrë mësimin e saj”.

“Shpresojmë që Bashkimi Europian të mos e përsërisë gabimin e turpshëm që thjesht i shpërndanë vaksinat njëri-tjetrit dhe na harrojnë plotësisht'

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e djeshme në Slloveni, aty ku mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

edi rama erdogan

Sondazh

Poll

Politike 29 Gusht 2022, 19:30 e.k

Rama: Shqipëria s'ia ka nevojën Rusisë

Edi Rama BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria ...