Bota

Gazprom konfirmon mbylljen tre-ditore të tubacionit të gazit, Gjermania nga nesër ngel pa gaz

Lajmi vjen ndërsa ministrat evropianë të energjisë përgatiten të mbajnë një takim urgjent më 9 shtator për të koordinuar një përgjigje ndaj kostove të larta të energjisë.

30 Gusht 2022, 18:30 Nga I.A
Gazprom konfirmon mbylljen tre-ditore të tubacionit të gazit,
Nord Stream I

RUSI- Gazsjellësi Nord Stream I do të mbyllet për tre ditë për mirëmbajtje, ka konfirmuar furnizuesi rus Gazprom. Është gazsjellësi kryesor i kompanisë për në Gjermani. Lajmi vjen ndërsa ministrat evropianë të energjisë përgatiten të mbajnë një takim urgjent më 9 shtator për të koordinuar një përgjigje ndaj kostove të larta të energjisë.

Mbyllja fillon nesër. Franca ka akuzuar Moskën për përdorimin e furnizimeve me energji si "një armë lufte", sipas agjencisë së lajmeve Reuters. I pyetur nëse ka garanci se Gazprom do të rifillojë rrjedhën e gazit përmes Nord Stream I, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: Ka garanci që, përveç problemeve teknike të shkaktuara nga sanksionet, asgjë nuk pengon furnizimet.

dmitry peskov nord stream i

Sondazh

Poll