Bota

Ish-ligjvënësi rus hetohet për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë ruse

Ilya Ponomaryov, një ish-deputet rus është nën hetim për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë ruse. Hetuesit kishin kërkuar arrestimin e tij, gjë që e bën atë një person të kërkuar që do të thotë se ai do të përballet me një ‘ndalim të caktuar’ nëse do kthehet në Rusi.

30 Gusht 2022, 18:20 Nga s.s
Ish-ligjvënësi rus hetohet për përhapjen e informacionit
Ilya Ponomaryov

RUSI- Ilya Ponomaryov, një ish-deputet rus është nën hetim për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë ruse, raportoi të martën agjencia e lajmeve TASS, duke cituar një gjykatë në Moskë. Ai tha se hetuesit kishin kërkuar arrestimin e tij, gjë që e bën atë një person të kërkuar që do të thotë se ai do të përballet me një ‘ndalim të caktuar’ nëse do kthehet në Rusi.

Sipas një ligji të miratuar tetë ditë pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, "shpërndarja publike e informacionit qëllimisht të rremë" për forcat e armatosura dënohet me gjoba ose në rastet më të rënda deri në 15 vite burg, raporton Reuters.

Një këshilltar qarku i Moskës, Alexei Gorinov, u burgos me shtatë vite në korrik pasi u dënua për të njëjtën vepër. Dy figura të tjera të opozitës, Ilya Yashin dhe Vladimir Kara-Murza, janë në paraburgim gjithashtu për të njëjtin rast të ngjashëm.

Javën e kaluar, një tjetër kritik i luftës, ish-kryebashkiaku i Yekaterinburgut, Yevgeny Roizman, u akuzua për diskreditim të forcave të armatosura pasi i përshkroi veprimet e Moskës në Ukrainë si një luftë dhe një pushtim. Kjo vepër dënohet deri në tre vite në rastet më të lehta ose pesë vite në ato më të rënda.

Ponomaryov ka qenë nën presionin Rus që kur u bë i vetmi ligjvënës në dhomën e ulët të parlamentit prej 450 anëtarësh, Duma, që votoi kundër aneksimit të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

rusi ilya ponomaryov

Sondazh

Poll

Bota 30 Gusht 2022, 17:14 e.k

Paditet Netflix, zbulohet arsyeja

Laverne Cox si Kacy Duke, Katie Lowes si Rachel, Julia Garner si Anna Delvey dhe Alexis Floyd si Neff Davis. SHBA- Rachel DeLoache Williams, një ...