Bota

"Biden për President", dokumenti që vërteton kandidimin e tij në zgjedhjet e 2024 për një mandat të dytë

Në dokumente janë kandidatura e Joe Biden për presidencën dhe Kamala Harris për nënpresidente pavarësisht thashethemeve për tërheqjen e Biden vetëm me një mandat.

30 Gusht 2022, 18:14 Nga d.a.
"Biden për President", dokumenti që vërteton kandidimin
Biden

SHBA- Duket se presidenti i SHBA Joe Biden i ka të qarta synimet për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, pasi më herët u bë e ditur se dokumentet e titulluara “Biden për President” i janë dorëzuar Komisionit Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së. 

Sipas Protothemës, në dokumente janë kandidatura e Joe Biden për presidencën dhe Kamala Harris për nënpresidente pavarësisht thashethemeve për tërheqjen e Biden vetëm me një mandat.

Zhvillimi është treguesi më i fortë ende se Biden synon të kandidojë për një mandat të dytë, pavarësisht se disa demokratë ngritën shqetësime për performancën e tij të ulët në sondazhe. Vihet re se javën e kaluar në një sondazh që pa dritën e ditës, Joe Biden regjistroi një normë popullariteti prej 44%, që është më e larta këtë vit.

Megjithatë, javët e fundit, profili i presidentit amerikan është forcuar pasi ai nënshkroi një ligj për uljen e inflacionit, ndërkohë që një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe neutralizimi i liderit të Al-Kaedës, Ayman Al-Zawahri. Sipas të dhënave, procesi i depozitimit filloi të premten, një ditë pas publikimit të sondazhit të fundit.

joe biden zgjedhjet ne shba 2024 kamala harris

Sondazh

Poll

Bota 30 Gusht 2022, 17:14 e.k

Paditet Netflix, zbulohet arsyeja

Laverne Cox si Kacy Duke, Katie Lowes si Rachel, Julia Garner si Anna Delvey dhe Alexis Floyd si Neff Davis. SHBA- Rachel DeLoache Williams, një ...