Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Tiranë, sherri nisi mes dy vëllezërve për një pronë

Diskutimi ka përfunduar në krim brenda familjes.

30 Gusht 2022, 17:21 Nga F.M
Vrasja e dyfishtë në Tiranë, sherri nisi mes dy
Rruga 'Islam Alla', vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë

TIRANË- Krimi i dyfishtë që ka tronditur Tiranën këtë mesditë e ka zanafillën në një konflikt për një pronë mes dy vëllezërve. Mësohet se dy vëllezërit e gruaja e njërit prej tyre janë takuar këtë mesditë për të diskutuar në lidhje me çështjen e pronës, por diskutimi ka përfunduar në krim brenda familjes.

Një nga vëllezërit Arsen Muskurti ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar mbi të vëllanë Dritan Muskurti e bashkëshorten e tij. Për pasojë i ka lënë të dy të vdekur. Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll