Bota

Dyshohet se vranë 4 papuanë indigjenë, arrestohet 6 ushtarë indonezianë

Ushtarët akuzohen se kanë joshur viktimat e tyre në një takim me premtimin se do t'u shesin armë

30 Gusht 2022, 17:47 Nga I.A

 

Dyshohet se vranë 4 papuanë indigjenë, arrestohet 6 ushtarë
Pamje nga protesta

 

INDONEZI- Gjashtë ushtarë indonezianë janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen dhe gjymtimin e katër papuanëve indigjenë. BBC shkruan se ushtarët akuzohen se kanë joshur viktimat e tyre në një takim me premtimin se do t'u shesin armë. Sipas policisë, ushtarët i vranë dhe më pas i copëtuan trupat e tyre përpara se t'i fusnin në thasë dhe t'i hidhnin në një lumë. Indonezia ka një prani të madhe ushtarake në rajonin e Papua-s, ku grupet separatiste po zhvillojnë një kryengritje.

Papua, një ish-koloni holandeze, shpalli pavarësinë në vitin 1961, por Indonezia mori kontrollin e rajonit lindor dy vjet më vonë. Autoritetet policore dhe ushtarake thanë se po kryenin një hetim të përbashkët për vrasjet, të cilat thuhet se kanë ndodhur më 22 gusht pranë qytetit Timika. Ata thanë se hetuesit po merrnin në pyetje të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Drejtori i policisë provinciale të Papuas Faizal Ramadhani i tha agjencisë së lajmeve AFP se pjesët e trupit që u përkisnin tre prej viktimave ishin gjetur.

Ai shtoi se autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e viktimës së fundit. Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Papuas Perëndimore, krahu ushtarak i grupit kryesor separatist të Papuas, i përshkroi vrasjet si një krim kundër njerëzimit nga qeveria indoneziane nëpërmjet forcave të saj të sigurisë. Grupi i bëri thirrje qeverisë indoneziane të dënojë me vdekje autorët, duke thënë se do të kryente një "operacion hakmarrjeje" nëse kërkesa e saj shpërfillej.

arrestohen ushtaret indonezian

Sondazh

Poll

Bota 30 Gusht 2022, 17:14 e.k

Paditet Netflix, zbulohet arsyeja

Laverne Cox si Kacy Duke, Katie Lowes si Rachel, Julia Garner si Anna Delvey dhe Alexis Floyd si Neff Davis. SHBA- Rachel DeLoache Williams, një ...