Bota

Lija e majmunëve, OBSH: Evropa po shkon në drejtimin e duhur për ngadalësimin e rasteve

Gjatë një konference për shtyp Kluge u shpreh se çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur për të arritur në eleminimin e sëmundjes në kontinentin europian.

30 Gusht 2022, 16:45 Nga d.a.
Lija e majmunëve, OBSH: Evropa po shkon në drejtimin e duhur për
lija e majmunit

BRUKSEL- Organizata Botërore e Shëndetësisë i përshkroi sot si "inkurajuese" shenjat e një ngadalësimi të përhapjes së lisë së majmunëve në Evropë, ndërsa bëri thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për të çrrënjosur sëmundjen në rajon.

"Disa të dhëna paraprake inkurajuese, të tilla si ato që kemi parë në Francë, Gjermani, Portugali, Spanjë, Britani dhe vende të tjera sugjerojnë se epidemia mund të ngadalësohet," tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.

Gjatë një konference për shtyp Kluge u shpreh se çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur për të arritur në eleminimin e sëmundjes në kontinentin europian.

Nga gjithsej 53 vende në rajon, që përfshin Rusinë dhe vendet e Azisë Qendrore, më shumë se 22,000 raste të lisë së majmunëve janë regjistruar në 43, një numër që korrespondon me më shumë se një të tretën e rasteve globale.

Javën e kaluar OBSH njoftoi një rënie prej 21% të rasteve të reja të lisë së majmunëve në mbarë botën, pas katër javësh rritjeje radhazi.

Për të eliminuar qarkullimin e virusit në Evropë, OBSH rekomandon ruajtjen e masave të mbikëqyrjes, vaksinimi i synuar, gjurmimi i kontakteve dhe kontakti me komunitetin e meshkujve homoseksualë, ku virusi duket se po qarkullon më shumë.

Kluge iu referua konkretisht shembullit të Portugalisë, ku “në mungesë të një fushate vaksinimi, ne arritëm të reduktojmë rritjen e numrit të rasteve falë ndryshimit të sjelljes dhe informimit të komuniteteve”.

lija e majmunit obsh ngre alarmin hans kluge

Sondazh

Poll