Bota

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, Drejtori i Policisë së Kosovës jep dorëheqjen

Sipas ministrit Sveçla, si arsye për dorëheqje, Mehmeti e ka dhënë rastin e dhunimit të 11 vjeçares nga 5 persona, të shtunën në Prishtinë.

30 Gusht 2022, 17:14 Nga d.a.
Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, Drejtori i
Samedin Mehmeti


KOSOVË- Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqjen pas përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, njofton ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas ministrit Sveçla, si arsye për dorëheqje, Mehmeti e ka dhënë rastin e dhunimit të 11 vjeçares nga 5 persona, të shtunën në Prishtinë.

"Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale

Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës."-ka shkruar Sveçla.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Katër nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar ditën e djeshme. Ndërkohë sot u arrestua dhe i pesti, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri.

samedin mehmeti perdhunohet e mitura ne kosove

Sondazh

Poll