Bota

Përgjaken karnavalet në Londër, vritet me thikë reperi i njohur

Viktima është identifikuar si reperi Takayo Nebhardt, i njohur si ‘TKorStretch’ nga Brisoli, i cili u sulmua me thikë në Ladbroke Grove rreth orës 20:00 të së hënës.

30 Gusht 2022, 16:19 Nga e.k
Përgjaken karnavalet në Londër, vritet me thikë reperi i
Takayo Nebhardt

LONDËR- Njw 21-vjeçar mbeti i vrarë në një sulm me thikë të hënën mbrëma në karnavalet e famshme të Notting Hill në Londër.

Viktima është identifikuar si reperi Takayo Nebhardt, i njohur si ‘TKorStretch’ nga Brisoli, i cili u sulmua me thikë në Ladbroke Grove rreth orës 20:00 të së hënës.

Policia e largoi atë nga turma dhe burri mori ndihmën e parë, por më vonë vdiq në një spital në perëndim të Londrës, ku edhe u dërgua për trajtim. Menaxheri i tij tha se reperi me origjinë nga Bristol, kishte marrë pjesë në karnavale me motrën dhe miqtë e tij.

“Ai ishte i talentuar në shumë fusha, kështu që kur mbaroi futbolli, ai ju fut muzikës dhe filloi të regjistronte veten. Ai dhe babai i tij erdhën në Londër dhe unë e takova dhe mendova se ishte një fëmijë i mirë, me të vërtetë i respektueshëm.Unë e menaxhova atë për më shumë se dy vjet. Ai punoi jashtëzakonisht shumë në rrjetet e tij sociale dhe u përpoq të bënte atë që është e drejtë për veten dhe fëmijën e tij që do të vijë së shpejti.Familja e tij është e shkatërruar”, tha ai.

TKorStretch kishte gati 11,000 dëgjues mujor në Spotify, me një nga këngët e tij që kishte më shumë se 300,000 transmetime. Videot e tij në YouTube janë parë më shumë se një milion herë.

Policia tha se bëri më shumë se 200 shoqërime dhe arrestime gjatë ngjarjes, duke përfshirë 46 për sulm, 36 për përdorim droge, 33 për armëmbajtje, 27 për çrregullim publik dhe tetë për sulm seksual.

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan tha se ai ishte "i pikëlluar nga ky sulm i tmerrshëm".
"Dhuna nuk ka vend në rrugët tona dhe ne po bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për ta çrrënjosur atë. I bëj thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë policinë në 101 ose në mënyrë anonime nga Crimestoppers. Nuk ka nder të heshtësh", tha ai.

takayo nebhardt

Sondazh

Poll