Bota

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Lajçak: Nuk pres drama, për dy muaj do të gjejmë zgjidhjen

Në një intervistë për Euronews Serbia, Lajçak u shpreh se beson se do të gjendet një zgjidhje dhe se partnerëve u janë propozuar disa ide. 

30 Gusht 2022, 16:23 Nga d.a.
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Lajçak: Nuk pres drama, për dy
Kurti, Lajcak, Vucic

SERBI- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, nga Sllovenia ka folur për çështjen e targave. Ai ka thënë se është një afat kohor prej dy muajsh dhe se beson që do të gjendet një zgjidhje.

Në një intervistë për Euronews Serbia, Lajçak u shpreh se beson se do të gjendet një zgjidhje dhe se partnerëve u janë propozuar disa ide. 

I pyetur për zgjidhjen për targat dhe deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç se nuk është optimist se do të gjendet një zgjidhje deri më 1 shtator, Lajçak u shpreh se nuk mendon se duhet kërkuar zgjidhje deri në atë datë.

"Vendimi i qeverisë në Kosovë është që procesi të përfundojë deri në fund të tetorit. Pra kemi dy muaj për të gjetur një zgjidhje. Tashmë jemi në atë proces. Tashmë kemi pasur bisedime me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti për atë temë. Ne ishim në telashe për kartat e identitetit dhe dokumentet hyrëse-dalëse. Për targat kemi të paktën dy muaj kohë për t'i zgjidhur, besoj se do të gjejmë një zgjidhje", tha Miroslav Lajçak, i cili po merr pjesë në forum strategjik në Bled.

I pyetur nëse ajo periudhë dymujore është konfirmuar edhe nga pala prishtinase, i dërguari special i BE-së tha: “Po, sigurisht. Ajo fushatë regjistrimi fillon më 1 shtator dhe duhet të zgjasë dy muaj. Nuk pres ndonjë dramë më 1 shtator. Nuk ka arsye për këtë, ne kemi atë periudhë dy mujore për të gjetur një zgjidhje, siç e kemi gjetur në lidhje me te kartat e identitetit”, tha ai. tha Lajçak dhe shtoi se duhet të jetë optimist."

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se për momentin nuk sheh zgjidhje për çështjen e targave dhe deklaroi se Prishtina po e fillon këtë fushatë.

"Ata fillojnë me fushatën e tyre më 1 shtator dhe do të përpiqen t'i detyrojnë serbët të ndryshojnë mendje. Kurti tha në takimet në Bruksel se beson se do të ketë sukses të madh. Është një proces që do të vazhdojë. Sigurisht që jemi përballë me atë problem nuk ka mundësi të zgjidhet diçka më shpejt”, tha Vuçiç.

Me këtë rast, mbrëmë ka folur edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell, i cili ka thënë se është optimist “që Kosova dhe Serbia pas marrëveshjes për kartat e identitetit do të arrijnë marrëveshje edhe për targa”.

Borrell tha se çështja e targave është më e vështirë se çështja e kartave të identitetit, për të cilën Kurti dhe Vuçiç arritën marrëveshje më 27 gusht

dialogu kosove-serbi miroslav lajçak

Sondazh

Poll