Aktualitet

Iu fut Niagarës me not, marifeti që përdori shqiptari për t’i shpëtuar dëbimit nga Kanadaja

11 Gusht 2019, 18:39 Nga DOSJA
Iu fut Niagarës me not, marifeti që përdori shqiptari për

KANADA– Një shqiptar është munduar me çdo kusht që t’i shmangej dëbimit nga shteti ku jetonte, Kanada. bëhet fjalë për Robert Cutajn, për të cilin mediat e huaja shkruajnë se i është futur edhe Niagarës me not.

Në momentin që policia e lajmëroi se do ta dëbonte, 27-vjeçari u hodh në rrjedhën e lumit dhe filloi të notonte. Por jo gjithçka shkoi siç shqiptari do të dëshironte, pasi kur doli nga uji e pritën zyrtarët.

Ishte një banor i zonës që e kallëzoi Robert Cutajn në polici, në momentin që ky i fundit kishte dalë nga uji dhe e kishte pyetur për drejtimin e rrugës.

Ishte i lagur me një çantë rezistente ndaj ujit dhe pyeti “ku është rruga” dhe “ku është restoranti The Brickyard.,”- mësohet të ketë thënë vendasi. 

Tashmë Cutaj ndodhet nën kujdestarinë e Autoritetit Kufitar dhe po hetohet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kanada ontario shqiptari en kanada kanada ontario shqiptari en kanada

Sondazh

Poll