Aktualitet

I mori jetën 25-vjeçares, Kanioni i Holtës nuk mbyllet, vë sërish në rrezik jetën e turistëve (Foto)

11 Gusht 2019, 16:14 Nga DOSJA
I mori jetën 25-vjeçares, Kanioni i Holtës nuk mbyllet, vë

GRAMSH-Kanionet e Holtës, vendi përrallor ku humbi jetën Desantila Sollaku në tragjedinë e 14 korrikut është vënë sërosh në dispozicion të turistëve.

Janë agjencitë turistike që ndërmarrin nisma për udhëtime të shkurtra brenda Shqipërisë ato që kanë publikuar sërish postera të reklamave që nxisin vendasit dhe të huajt për të vizituar Kanionet e Holtës.

Kanioni i Holtës 17 dhe 18 gusht, 1500 lekë personi. 5+1 falas,”– shkruan  një nga agjencitë në reklamën e publikuar në rrjetet sociale.

Ajo që bie në sy është se në foton e vendosur si reklamë ndodhen edhe fëmijë.

Kanioni i Holtës u cilësua si një vend i rrezikshëm pas tragjedisë së 14 korrikut. Madje vetë kreu i Zjarrfikëses në Gramsh, Ilir Llapushi u shpreh se kanioni e Holtës ku u mbyt 25-vjeçarja nga Lushnja, do të mbyllet dhe nuk do të lejohet më të vizitohet nga turistët.

“Është dicka e frikshme. Do të lëmë një njeri këtu që të bëjë bllokimin e turistëve, pasi koha po acarohet,”– u shpreh ai ndër të tjera, por mesa duket Kanione e Holtës vijojnë të frekuesntohen nga turistë të cilët vënë jetën ën rrezik për të parë këto vende.

Pasditen e 14 korrikut 25-vjeçarja Desantila Sollaku, pjesë e një grupi turistësh prej 105 personash u mbyt  në kanionin e Holtës. 6 persona të tjerë u shpëtuan, mes tyre katër fëmijë. Turistët u bllokuan mes kanioneve si pasojë e vërshimit të fuqishëm të ujërave të lumit nga shirat.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen turistet ne kanionet e holtes ne gramsh desantila sollaku kanionet e holtes bllokohen turistet ne kanionet e holtes ne gramsh desantila sollaku kanionet e holtes

Sondazh

Poll