Aktualitet

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, vdes 35-vjeçarja (Emri)

11 Gusht 2019, 16:24 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, vdes 35-vjeçarja

TEPELENË– Një 35-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për të ndjerën e identifikuar si Emanuela Koçiaj. 

Mësohet se Koçiaj është aksidentuar nga një automjet tip Benz në aksin Levan-Tepelenë teksa po kalonte rrugën. 

35-vjeçarja është dërguar menjehrë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. 

Ndërkohë 46-vjeçari me inicialet E.A., shoferi i mjetiti “Benz” është shoqëruar në komisariat dhe po kryhen veprimet proceduriale. 

Njoftimi i policisë:

Fier Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35 vjeçaren E.K.(këmbësore).

Eshtë bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Fier i shtetasit E.A dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne levan tepelene emanuela kociaj vdes 35 vjecarja aksident ne levan tepelene emanuela kociaj vdes 35 vjecarja

Sondazh

Poll