Aktualitet

Tentoi të trafikonte drogë mes perimeve në Itali, kush është i shumëkërkuari që u kap dje në Kapshticë

11 Gusht 2019, 14:45 Nga DOSJA
Tentoi të trafikonte drogë mes perimeve në Itali, kush

KAPSHTICË– Policia greke ka publikuar emrin e shqiptarit të shumëkërkuar të kapur dje në pikën kufitare të Kapshticës.

Shqiptari është identikuar si Markelian D., ndaj të cilit Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka lëshuar një urdhër-arresti. 

28-vjeçari akuzohet si bashkëpunëtor në tentativën e trafikimit nga Durrësi në Itali e më pas Holandë të 705 kg marijuanë. Droga u kap në 6 qershor 2017 në Portin e Durrësit në një kamion me kastraveca të ngarkuar në Lushnjë.

Gjatë operacionit u arrestua shoferi Kiril Filev, 32 vjec nga Maqedonia e Veriut dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas.

Ndërkohë organet greke kanë nisur procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit drejt Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi greqi markelian d arrestohet shqiptari ne greqi greqi markelian d

Sondazh

Poll