Aktualitet

Shkarkime masive të paralajmëruara/ Nis reformimi i burgjeve, shpallet gara për drejtuesit e rinj (Kriteret)

11 Gusht 2019, 17:49 Nga DOSJA
Shkarkime masive të paralajmëruara/ Nis reformimi i burgjeve, shpallet

TIRANË– Ndërkohë që janë paralajmëruar shkakrkime masive në nivelet më të larta të drejtuesve të burgjeve, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka hapur garën për drejtuesit e rinj.

Ka nisur reformimi i burgjeve në të gjithë vendin dhe të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në ‘sitë’ kontrolli.

Ata që do të dalin me probleme do të shkarkohen.

Sipas një njotimi nga zyra e Ministrisë së Drejtësisë nisur edhe nga veprimet e konsideruara abuzive të ish-drejtorit të Lushnjës do të nisë një proces rivlerësimi për të gjithë trupën drejtuese të burgjeve.

Njoftimi i plotë lidhur me shpalljen e pozicioneve “Drejtor në IEVP”:

Kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të plotësojnë personat që aplikojnë:

ç. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

ë. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet nëpërmjet postës eletronike [email protected] ose dorazi brënda datës 23.08.2019, në Ministrinë e Drejtësisë.

Mënyra e shqyrtimit dhe shpallja e rezultateve të seleksionimit paraprak

Brenda datës 26.08.2019, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, bën verifikimin paraprak të dosjeve të aplikantëve nëse plotësojnë kriteret. Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret për t’iu nënshtruar testimit do të publikohet në faqen zyrtare të  Ministrisë së Drejtësisë dhe në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë brenda datës 26.08.2019.

Kandidatët që nuk plotësojnë kriteret, njoftohen nëpërmjet email-it zyrtar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve dhe kanë të drejtë të paraqiten pranë këtij Komisioni për t’u njohur me arsyet e moskualifikimit. Kandidatët mund të ankohen në Ministrinë e Drejtësisë brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e listës.

Data për zhvillimin e testimit të njohurive profesionale

Testimi i njohurive profesionale do të zhvillohet në datën 30.08.2019, ora.10:00,në Ministrinë e Drejtësisë. Pas përfundimit të testimit me shkrim, kandidatët do të njoftohen për datën dhe orën e intervistës me gojë.

Fusha e testimit, Mënyra e vlerësimit, afati dhe ankimimi

Kandidatët do të testohen për legjislacionin si më poshtë:

Vlerësimi i kandidatëve që i nënshtrohen procedurës së konkurimit, bëhet sipas një procedure që përfshin vlerësimin e mëposhtëm:

Vlerësimi maksimal është 100 pikë.

Brenda 3 ditëve ditëve nga përfundimi i intervistave me gojë, kandidatët do të njoftohen nëpërmjet email-it zyrtar rreth rezultateve totale, si dhe rezultatet do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Kandidatët kanë të drejtë të ankohen për rezultatet, pranë Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, me shkrim, brenda 3 ditëve nga njoftimi i rezultatit. Komisioni shqyrton ankesën brenda 1 dite nga paraqitja e saj dhe njofton kandidatin.

Pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave, lista përfundimtare do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj reformi i burgjeve etilda gjonaj reformi i burgjeve

Sondazh

Poll