Bota

“Ma mirë me qenë të dekt", flet babai i të arrestuarit të pestë për përdhunimin e të miturës në Prishtinë

Ai u shpreh se është i tronditur nga lajmi dhe se për të do të jetë problem që të marrë një avokat për djalin, pasi s’kanë kushte të mira financiare.

30 Gusht 2022, 16:17 Nga d.a.
“Ma mirë me qenë të dekt", flet babai i të
Vendi ku u dhunua e mitura

KOSOVË- Babai i të dyshuarit të pestë për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Shkëlqim Kamerit, ka thënë se ka qenë vetë ai që e ka dorëzuar djalin e tij në Polici.

Ai u shpreh se është i tronditur nga lajmi dhe se për të do të jetë problem që të marrë një avokat për djalin, pasi s’kanë kushte të mira financiare.

Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligshtë. Me një rrogë tetë anëtarë“, ka deklaruar ai për Sinjalin.

Babai i 19-vjeçarit ka thënë se djalin e ka takuar në rrugë kur kanë dalë që ta kërkojnë, meqë s’ka shkuar në shtëpi.

Ma mirë me qenë të dekt, se të gjallë. Shkelqimi s’ka qenë në shpi, se kom ditë ku osht. Unë vet e kom dorëzu në Polici. Në Koliq e kemi taku. Kena dalë me lyp edhe na ka dalë në udhe përpara”, ka deklaruar babai i të dyshuarit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Katër nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar ditën e djeshme. Ndërkohë sot u arrestua dhe i pesti, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri.

 

perdhunohet e mitura ne kosove shkëlqim kameri

Sondazh

Poll