Bota

Publikohet emri dhe fotografia e të dyshuarit të pestë për përdhunimin e 11-vjeçares

Personi i pestë që u arrestua për përdhunimin e 11-vjeçares është 19-vjeçari, Shkëlqim Kameri ku ndërkohë ka publikuar edhe fotografinë e tij.

30 Gusht 2022, 15:44 Nga d.a.
Publikohet emri dhe fotografia e të dyshuarit të pestë për
Policia e Kosoves

KOSOVË- Pak minuta më parë policia njoftoi se është arrestuar i dyshuari i pestë për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, i cili është duke u marrë në pyetje në stacion. Katër të dyshuarit e tjerë, tre prej të cilëve të mitur, ndodhen në paraburgim.

Sinjali raporton se personi i pestë që u arrestua është 19-vjeçari, Shkëlqim Kameri ku ndërkohë ka publikuar edhe fotografinë e tij.

Publikohet emri dhe fotografia e të dyshuarit të pestë për
Shkëlqim Kameri

Dhunimi i vajzës, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka nisur të shtunën në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur. Në dosjen e prokurorisë përshkruhen detaje tronditëse.

Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Katër nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar ditën e djeshme. Ndërkohë sot u arrestua dhe i pesti, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri.

shkëlqim kameri perdhunohet e mitura ne kosove

Sondazh

Poll