Aktualitet

Braçe ‘trondit’ biznesin e Samir Manes…i vë gjobë 150 mijë lekë të vjetra, ja si e shet si sukses të madh

11 Gusht 2019, 14:38 Nga DOSJA
Braçe ‘trondit’ biznesin e Samir Manes…i vë

TIRANË– Zv.kryeministri Erjon Braçe gjatë replikave në distancë me kryedemokratin Lulzim Basha i ka radhitur bizneset e mëdha që ka gjobitur gjatë aksionit anti-informalitet.

Ndër emrat që përmend Braçe është edhe “Green Coast Resort” në Palasë, e cila është në pronësi të biznesmenit shqiptar Samir Mane, por e dhënë me qera e me nipt tjetër.

Burime për Dosja.al bëjnë më dije se gjoba që i është vendosur subjektit në fjalë është plot…150 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë që vetëm ditën e sotme një biznes në Porto Romano është kapur me 233 ton karburant pa akcizë dhe është gjobitur plot 350 mijë euro.

Biznesmeni Samir Mane është prej emrave që kryedemokrati Lulzim Basha akuzon si të lidhur me kryeministrin Edi Rama.

Postimi i Braçes: 

 

 

LULZIM BASHA KUNDER ANTIINFORMALITETIT ESHTE LAJM I VJETER! Nuk kisha pike dyshimi! Por kam dyshimin e forte se ky eshte pjese te biznesit permanent te interesave te pista! Te jesh kunder Qeverise eshte njera ane! TE GENJESH SI DERR ESHTE ADN E TIJ! Tha dje se Qeveria i eshte sulur biznesit te vogel dhe po e grabit! Genjeu! E sfidoj te nxjerre nje biznes te vogel ku kane qene inspektoret e tatimeve! Nje! Nuk ka! Po atehere pse genjen publikisht Lulzim Basha? Dua ta pyes po publikisht dhe dua pergjigje te tille publike; Kush eshte biznes i vogel Taiwani, Sheratoni, Rogneri, Tirana, Plaza? Kush eshte biznes i vogel Dy Luanet ne Linze, Shisha e Narcos ne lagjen tende, kompleksi Favola tek gjiu juaj i Lalezit, shitorja e madhe e restoranti tek ish blloku i ju boseve Laguna Blu; Kush eshte biznes i vogel Spar-i? Apo eshte biznes i vogel kjo njesia e vertetuar ketu me letra ne Green Coast ne Palase? Po Havana ne Dhermi biznes i vogel eshte? Po Folie ne Tirane, Folie e Solei ne Jale biznes i vogel jane? Po Morina Palace, Belle Vue, Ideal, Rexhina e Tragjasi, biznese te vogla jane? Po tregu i karburanteve i vogel eshte? Te vegjel te duken Pirro Bare, Elda, Kastrati, Gega, Bolv Oil? Pergjigju Lulezim! Pergjigju e thuaj cfare interesash ke, publike apo private, te ligjshem apo korruptiv? A e mban mend ate tipin qe e shqove neper portale si kryetarin e partise tende ne qytetin e Elbasanit? Jo ate me hotel, ate tjetrin me stacion karburanti? Na ndihmoi pa fund; Prej perfshirjes se tij zbuluam gjithe skemen kriminale ne karburante me manipulumin e kasave fiskale prej 6 vitesh! Po plumbosim cdo kase ne rregjim automatik Lulzim! Po ndalem te te them qe ti e di fort mire qe keta sjane te vegjel! Ti je goja e “okigarkeve” kunder ligjit! Dyshoj qe e ben per interesa private korruptive Lulzim! Dy thirrje kam per sipermarresit: E para, mos tentoni politiken, mos paguani per te! Ju kushton shume me shtrenjte se te prisni fature e kupon e te jeni te ligjshem! E dyta, nuk ishte fushata e javes! Jemi prej mengjesit kudo serish per ligjin e ligjshmerine; Ku eshte vertetuar rasti i pare pa fature e kupon, ndeshkuar me gjobe, i dyti sjell mbylljen. Nuk e duam! Nuk ju duhet!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Një ditë më parë u shpall në kërkim Paulin Gega, pronari i “Gega Oil” pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal.  Disa ditë më parë Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapet telefoni por do të zbatohet ligji.

(dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-informalitet erjon brace green coast resort samir mane aksioni anti-informalitet erjon brace green coast resort samir mane

Sondazh

Poll