Art&Argëtim

Maneskin fiton 'Best Alternative Video', grupi bën histori, hera e parë për Italinë që merr pjesë në MTV

Grupi italian Maneskin bën histori. Ata kanë marrë një çmim në çmimet prestigjioze MTV për videomuzikë.Kënga “I wanna be your slave”, e ka ndihmuar grupin romak që të fitojë në kategorinë "Best Alternative Video”,

29 Gusht 2022, 08:14 Nga s.s
Maneskin fiton 'Best Alternative Video', grupi bën histori, hera
Grupi italian Maneskin fiton në MTV

SHBA- Grupi italian Maneskin bën histori, ku është hera e parë që Italia merr pjesë në MTV, dhe si për herë të parë ata kanë marrë një çmim në çmimet prestigjioze MTV për videomuzikë.

Kënga “I wanna be your slave”, e ka ndihmuar grupin romak që të fitojë në kategorinë "Best Alternative Video”, ku më pas ata dolën në skenë për të performuar live me një performancë elektrizuese hitin e ri “Supermodelja”.

"Është e jashtëzakonshme. Nuk e prisnim. Është një nder. Kishte shumë artistë të mëdhenj që konkuronin”, tha vokalisti i grupit, Damiano David, raporton ansa.it.

Katër italianët kishin marrë gjithashtu një nominim për artistët më të rinj dhe më të mirë, por aktorja amerikane Dove Cameron fitoi në vend të tyre. Ndërsa çmimin më prestigjioz të mbrëmjes, video e vitit, e fitoi Taylor Sëift për filmin e shkurtër 'All too well'.

mtv grupi maneskin grup italian itali shba

Sondazh

Poll