Aktualitet

I vajti në mes të natës në shtëpi dhe e plagosi me thikë, arrestohet 68-vjeçari në Kamëz

11 Gusht 2019, 12:00 Nga DOSJA
I vajti në mes të natës në shtëpi dhe e plagosi me

KAMËZ– Një person është arrestuar pasi shkoi në shtëpinë e një 56-vjeçari dhe e qëlloi me thikë. Si pasojë i plagosur ka mbetur një 56-vjeçar me inicialet F.L. banues në Kodër Kamëz.

Sipas informacionit paraprak të policisë, 68-vjeçari me inicialet  J. V. i shkoi në banesë e viktimës rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm dhe e plagosi rëndë me thikë.

68-vjeçari u arrestua në flagrancë nga Policia dhe akuzohet për: “Plagosja të rëndë me dashje” dhe “Prodhim, mbajtja dhe blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” “shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.

Shtetasi J.V, rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit F.L, 56 vjeç, dhe pas një konflikti për motive të dobëta, e kishte plagosur me mjet prerës (thikë).
Shtetasi F.L, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kamez kodër kamëz plagosje me thike kamez kodër kamëz plagosje me thike

Sondazh

Poll